Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kjo është punë. Të fitosh para duke arritur 15 orgazma në javë

Lapsi.al 2 August 2014
Kjo është punë. Të fitosh para duke arritur 15 orgazma

Një grua që punon si testuese profesionale e lodrave të seksit, fiton mesatarisht 15.000 Paund në vit, duke pasur rreth 15 orgazma në javë, e gjitha kjo në emër të punës.

Cara Houiellebecq ka një zyrë të mbytur me më shumë se 2000 lodra të cilat ajo i teston për kompani të ndryshme në industrinë e seksit, përpara se ajo më pas të bëjë vlerësimin  për secilën prej tyre në blogun e saj. Nënë e dy fëmijëve, nga Lincoln, e cila para pesë vitesh vendosi të bëhej blogger  erotic, shpenzon 7 orë në javë duke testuar lodrat. 33 vjeçares i dorëzohen me postë lodra të ndryshme seksi

 4-5 herë në javë dhe ato tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë së saj. “ Është një punë fantastike”, thotë ajo. “ Kam punuar më parë në bankë, por nuk do të kthehesha kurrë më atje. Kjo punë nuk është aspak e mërzitshme.”  Ndërkohë që bloggu i saj fillimisht personal filloi të kishte sukses e të klikohej gjithnjë e më shumë, Cara u kontaktua nga një kompani lodrash seksi, që i kërkoi të punonte për të.  Përpara se të krijonte blogun e saj, Cara punoi për dy vite në një website për lodrat e seksit.  Ajo tani ka fituar dy herë rresht çmimin Gazetarja Erotike më e Mirë më ETO Awards. Tashmë ajo është kthyer dhe në një konsulente në këtë industri.

“Miqtë më pyesin shumë në lidhje me lodrat. Jam personi që i njeh më mirë ato. Di çfarë të rekomandoj si për çmimin më të mirë, ashtu dhe për cilësinë e eksperiencës. E preferuara ime është  iGino One të cilën mund ta karikosh përmes USB. Më pëlqen shumë gjithashtu Doxi Wand dhe gjithmonë rekomandoj vibratorët plumb”, thotë ajo.

E si të mos i besosh!

 

Të këshilluara

Largoje etjen me pije “Light”

Pijet (e gabuara) mund t’ju shëndoshin, pasi ato janë të ngarkuara me sheqerna të përpunuar. Nëse, për arsye fiziologji...

17:36

Kantina UKA, from farm to table

Kush e njeh apo e ka dëgjuar emrin e profesor Rexhep Ukës, nuk mund të mos e lidhë atë me tokën. Njeriu që i është ...

16:06

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI