Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kush vrapon më shumë në botë?

Lapsi.al 30 July 2014
Kush vrapon më shumë në botë?

Amerikanët janë ata që vrapojnë më shumë në botë. Bëhet fjalë për vrapimin sportiv amator. Vrapojnë mesatarisht për 49.7 kilometra në javë, sipas një studimi të publikuar në revistën "Runner's World". Ata që vrapojnë më pak janë filipinasit, me 27.2 kilometra në javë. Afrika e Jugut është vendi ku vrapojnë më shumë gratë se burrat, me një raport 59 % kundrejt 47 %. Spanja zë vendin e parë për burrat, me 81 % kundrejt 17 % të grave.Përsa i përket shpejtësisë së vrapimit, vendin e parë e zënë suedezët me një mesatare prej 1 kilometër në 5 minuta e 10 sekonda, ndërsa filipinasit janë sërish të fundit, me 6 minuta e 50 sekonda për kilometër.

Të këshilluara

Rreziku që vjen nga dushi

Dushet e shtëpive tona mund të shpërndajnë bakterie të dëmshme që mund të shkaktojnë sëmundjen Cro...

12:56

Dieta magjike, 3.5 kg në një ditë

Mjekja dietologe dhe autorja e librave bestseller, Anne Louise Gittleman, është krijuesja e Dietës Agjërim- Detoksifikim (The Fast Track Det...

14:08

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI