Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

iPhone 6 do të funksionojë edhe si kartë krediti

Lapsi.al 26 July 2014
iPhone 6 do të funksionojë edhe si kartë krediti

iPhone 6 që pritet të dalë në treg në shtator do të funksionojë edhe si kartë krediti. Gjigandi i Kupertinos, Apple, garanton se modeli i ri dhe i shumëpritur do të ofrojë edhe një shërbim të pagesave elektronike. Sipas portalit “Te Information”, Apple është në tratativa me Visa-n për krijimin e një aplikacioni të veçantë, i cili do të funksionojë përmes Bluetooth, WiFi apo edhe teknologjisë NFC që pritet të jetë prezent në modelin e ri.

Të këshilluara

Rreziku që vjen nga dushi

Dushet e shtëpive tona mund të shpërndajnë bakterie të dëmshme që mund të shkaktojnë sëmundjen Cro...

12:56

Dieta magjike, 3.5 kg në një ditë

Mjekja dietologe dhe autorja e librave bestseller, Anne Louise Gittleman, është krijuesja e Dietës Agjërim- Detoksifikim (The Fast Track Det...

14:08

Të lësh duhanin pa u trashur

Ke vendosur ti thuash mjaft duhanit. Por frika se mund të shtosh në peshë është më ë fortë se shkatërrimi që t...

18:36

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI