Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Dieta magjike, 3.5 kg në një ditë

Lapsi.al 18 July 2014
Dieta magjike, 3.5 kg në një ditë

Mjekja dietologe dhe autorja e librave bestseller, Anne Louise Gittleman, është krijuesja e Dietës Agjërim- Detoksifikim (The Fast Track Detox). Sipas nëntitullit që sugjeron libri, duke nxitur metabolizmin dhe duke pakësuar toksinat që shëndoshin, ata që i nënshtrohen dietës mund të humbin pa rrezikuar shëndetin deri në 3.5 kg brenda natës.

Humbja e peshës te personat që i nënshtrohen dietës shoqërohet me çlirimin e toksinave nga indet dhjamore në gjak. Kjo është një nga shkaqet kryesore të humorit të paqëndrueshëm gjatë mbajtjes së dietës, si dhe kontribuon në ngadalësimin e rënies së peshës. Dr.Gittleman përpiqet t’i zgjidhë këto çështje duke u bërë të mundur atyre që mbajnë dietë të ndryshojnë faktin e mosrënies në peshë dhe të arrijnë një humbje të qëndrueshme të saj.

Elementet bazë të Dietës Agjërim- Detoksifikim

Dr. Gittleman deklaron se për të agjëruar në mënyrën e duhur duhet ta përgatisësh trupin, ndryshe agjërimi mund të mbingarkojë rrugët e pastrimit (detoxifikim) të trupit nga toksina. Kjo mund të sjellë simptoma të parehatshme dhe shkakton dëme në metabolizëm.

Për këtë arsye, trupi ka nevojë për 7 ditë përgatitje, që konsiston në konsumimin e ushqimeve organike të përzgjedhura pikërisht për aftësinë e tyre për të rritur funksionin e organeve të detoksifikimit: mëlçia, veshkat dhe aparati tretës.

Hapi tjetër është një ditë agjërim me ‘lëngun çudibërës’ të Gittleman-it, një kombinim i lëngut të boronicave të kuqe, lëng portokalli dhe limoni të freskët, xhenxhefil, arrëmyshk dhe stevia. Kjo përzierje ka si qëllim të ulë urinë, të ruajë ekuilibrin e sheqerit në gjak, të nxisë metabolizmin dhe ushqyerjen. Personi që i nënshtrohet dietës duhet të konsumojë çdo orë një gotë nga ky lëng, të shoqëruar edhe me një gotë ujë ekstra çdo orë.

Në vazhdim, dietëmbajtësit duhet të marrin edhe një element plotësues që ndihmon zorrën, si lëvorja e ispagulës apo farat e linit në fillim dhe në mbarim të ditës (këto blihen në flakone).

Pas agjërimit, personi nën dietë duhet t’i përmbahet planit 7 ditor edhe për tri ditët në vazhdim. Ata udhëzohen që t’i shtojnë dietës edhe ushqime specifike që nxisin metabolizmin, si lakër turshi apo kos me yndyrë të ulët (të ngarkuar me baktere).

Shumë ushqime janë të ndaluara përgjatë gjithë programit të dietës, duke përfshirë këtu shumë yndyra, sheqer, karbohidrate të përpunuara, gluten që përmbajnë drithëra (grurë, thekër, elb), koncentrat me proteina soje, ëmbëltuesit artificialë, alkooli, kafeina.

Ushqimet e rekomanduara

Për shtatë ditët e para dhe tri ditët e fundit të planit, personat që i nënshtrohen dietës duhet të konsumojnë:

  • Të paktën 1- 3 ushqime që ndihmojnë mëlçinë ose produkte plotësuese ku përfshihen lakra, lulelakra, lakra e kuqe e Brukselit, brokoli, perime me gjethe jeshile, portokaj, limona, limona të athët, hudhër, qepë, vezë, angjinare, shparg, rrepa, selino dhe proteina hirre.
  • Të paktën një ushqim që ndihmon zorrën ose një produkt plotësues që përfshin  lëvoren e ispagulës, farat e linit, karota, mollë, dardhë ose rrush.
  • Dy vakte ushqime të varfra në karbohidrate e yndyrë e të pasura me proteina, si gjoksi i pulës.
  • Një deri në dy lugë gjelle me vaj fare lini.

Ushtrimet gjimnastikore të rekomanduara

Personat që i nënshtrohen dietës udhëzohen të merren me gjimnastikë shumë të lehtë jo më shumë se 30 minuta në ditën e agjërimit. Ditët e tjera mund të ushtrohet gjimnastikë në përputhje me gjendjen shëndetësore dhe fizike të personit që mban dietën

Të mirat

  • Rënie në peshë duke evituar një program afatgjatë për këtë qëllim apo përgatitja për një event të veçantë.
  • Rënia e shpejtë në peshë rrit motivimin.
  • Ndihmon në rivendosjen e oreksit dhe rregullimin e preferancave në shije duke u prirur nga ushqimet më të shëndetshme dhe në sasinë e duhur.
  • Ofron një version më pak të rreptë për ata që nuk ndihen gati të ndërmarrin të gjithë programin dietik.
  • Shpjegon arsyet shkencore që kanë çuar në përzgjedhjen e dietës dhe ushqimet e posaçme të përfshira.
  • U drejtohet atyre që kanë provuar dietat standarde për rënien në peshë, por nuk kanë pasur rezultate.
  • Ndihmon personat nën dietë të lëvizin nga pesha standarde.
  • Përfshin një plan të detajuar me receta dhe një listë pazari.
  • Siguron mjetet për të trajtuar faktorët psikologjikë që kanë lidhje vijnë si pasojë e mbajtjes së dietës dhe kontrollimin e peshës.

Të metat

  • Është dietë e rreptë dhe e vështirë për t’u ndjekur jashtë shtepise.
  • Kërkon përgatitje për t’u pajisur me të gjithë artikujt e rekomanduar.
  • Personat që i nënshtrohen dietës mund të shfaqin simptomat që krijohen nga mungesat e kafeinës dhe sheqerit, si dhimbje koke dhe lodhje.
  • Disa ushqime mund të jenë të shtrenjta apo të vështira për t’u gjetur.
  • Programi përfshin përdorimin e disa produkteve që mund të kushtojnë.

Përfundime

Ky program i drejtohet personave që kanë mbajtur dieta të ndryshme pa pasur rezultat si dhe atyre që nuk lëvizin nga pesha prej kohësh. Ajo mund të jetë dobiprurëse për ata që kanë probleme të paspecifikuara shëndetësore si çrregullimet në tretje, sindroma e lodhjes kronike.

Të këshilluara

Të lësh duhanin pa u trashur

Ke vendosur ti thuash mjaft duhanit. Por frika se mund të shtosh në peshë është më ë fortë se shkatërrimi që t...

18:36

Duhet një mbledhje tek Komiteti

Nëse jeni në Prishtinë apo keni ndërmend të shkoni, mos mungoni të vizitoni Komitetin e ri. Një nga restorantet më t&eum...

10:19

Dar Bar në Drimadhes

Edhe këtë verë, Dar Bar mbetet vendi më i veçantë për të shijuar detin dhe muzikën. Kokteje të veçant...

13:58

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI