Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Tiroidet, zbulohet molekula që shkatërron qelizat kancerogjene

Lapsi.al 10 July 2014
Tiroidet, zbulohet molekula që shkatërron qelizat kancerogjene

Në Itali është prezantuar si zbulimi i një molekule që vret qëlizat kancerogjene “duke i trullosur”. Studiuesit e Institutit të Sëmundjeve Tumorale në Milano shpjegojnë se kjo molekulë është e aftë të veprojë mbi disa qëliza malinje të tumorit të tiroideve, duke i shkatërruar ato përmes një mekanizmi të ndryshëm nga ai tradicionali me ilace të kimioterapisë. Eksperimenti dha rezultate pozitive në laborator. Tek pacientët nuk është provuar ende. Maria Grazia Borrello, biologe një prej autoreve të këtij zbulimi thotë se tumoret e tiroideve po shtohen në mbarë botën. Më të prekur janë gratë nga 25 deri në 70 vjec. Aktualisht kura është trajtimi me jod radioaktiv, por thuajse 10 përqind e pacientëve nuk reagojnë ndaj saj. Terapi alternative nuk ekzistojnë. Molekula e zbuluar, - shpjegon Borrello, - është një mikro ARN, një fije e hollë dhe shumë e shkurtër e acidit ribonukleik. Kërkimet shkencore zbuluan se një gen shumë shpesh i aktivizuar tek tumoret e tiroideve ishte në gjendje të ulte nivelin e këtij mikro –ARN, që quhet “miR-199a-3p”. Shkecëntarët ishin të njëmendje se roli i molekulës do të ishte i kundërt me këtë gen, do të shërbente si shtypës i tumorit, duke penguar rritjen e tij. Ata verifikuan që në tumoret e tiroideve, ashtu si edhe dyshonin, kjo molekulë ishte e pranishme në doza të vogla. Në eksperimentet laboratorikë, in vitro, u provua se qelizat kancerogjene shkatërroheshin prej saj. Interesant ishte fakti se këto qeliza nuk vdisnin si pasojë e përshpejtimit të ciklit të tyre, i njohur si apoptosis, por mbusheshin me fshikëza të lëngshme dhe shpërthenin.

Të këshilluara

Pini birrë se ju bën mirë

Në momentin që konsumohet në sasira të moderuara pa e tejkaluar, birra ndihmon në parandalimin e Alzaimerit, në sëmundjet e z...

14:31

Blendi Fevziu ka zgjedhur Drimadhes

Dy fundjava rresht Blendi Fevziu ka zgjedhur t'i kalojë në bregdetin e jugut. Nëse keni dilema se ku do të shkoni këto ditë t&...

13:18

10 plazhet më të bukur në botë

10 plazhet më të bukur në botë: 1. Baia do Sancho, Brazil 2. Clifton, Afrika e Jugut 3. Lanikai Beach, Havai 4. Jeeva Beloam Beach...

09:58

Pesë komplekset e burrave

Mos me tregojnë të shëndoshë këto xhinse? Mos i preva shumë shkurt flokët dhe me duket hunda e madhe? Sipas Cosmopolitan, edh...

14:08

Fati i Marc Zucerbergut

    Në 1 shkurt të 2012, Facebook shpalli planet për kuotimin në bursë. Projekti parashikonte shitjen e një pakete aks...

01:40

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI