Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Birra, futboll dhe... muhabet në BrauHaus

Lapsi.al 8 July 2014
Birra, futboll dhe... muhabet në BrauHaus

Nëse jeni tifoz futbolli por dhe qejfli i birrave, qofteve dhe salçiçeve nuk ka vend më të mirë se BrauHaus për të ndjekur kampionatin botëror Brazil 2014. Këtu, nëse ekipi juaj humbet, dhimbja kapërdihet më lehtë. Dhe kjo nuk ka nevojë për koment. Personazhet e mbledhur në këtë tavolinë janë të gjithë tifozë me Gjermaninë. Pas eleminimit të Amerikës, edhe ambasadori Arvizu është bërë me ekipin e Lëv, në respekt të Jurgen Klismanit, gjermanit që drejon skudarën e SHBA. 

Të këshilluara

10 plazhet më të bukur në botë

10 plazhet më të bukur në botë: 1. Baia do Sancho, Brazil 2. Clifton, Afrika e Jugut 3. Lanikai Beach, Havai 4. Jeeva Beloam Beach...

09:58

Pesë komplekset e burrave

Mos me tregojnë të shëndoshë këto xhinse? Mos i preva shumë shkurt flokët dhe me duket hunda e madhe? Sipas Cosmopolitan, edh...

14:08

Fati i Marc Zucerbergut

    Në 1 shkurt të 2012, Facebook shpalli planet për kuotimin në bursë. Projekti parashikonte shitjen e një pakete aks...

01:40

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI