Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Fati i Marc Zucerbergut

Lapsi.al 28 March 2014
Fati i Marc Zucerbergut

 

 

Në 1 shkurt të 2012, Facebook shpalli planet për kuotimin në bursë. Projekti parashikonte shitjen e një pakete aksionesh që mendohej të sjellë 5 miliardë dollarë. Por Zuckerbergu ka vazhduar të zotërojë më shumë se një të katërtën e kapitalit të shoqërisë dhe, falë marrëveshjeve me investitorë të tjerë, fuqia e tij e votës ka arritur në 60 përqind. Niveli i kontrollit është edhe më i madh se sa ai që zotëronte Bill Gates (49 përqind) kur Microsoft doli në bursë në vitin 1986 dhe më i madh se sa ai që kishin Larry Page dhe Sergey Brin (16 përqind secili) në vitin 2004, kur nisi kuotimi në bursë i kompanisë Google.

 

 

 

 

 

 

 

 

Tentativa për ruajtjen e pushtetit brenda kompanisë filloi menjëherë. Sean Parker, një prej këshilltarëve të parë dhe më të rëndësishëm të Zuckerbergut, i ka dhënë një ndihmë jo të vogël. Parker e kishte mësuar në kurriz të tij se çfarë do të thotë të humbasësh kontrollin: ishte dëbuar nga financuesit e një kompanie që vetë kishte themeluar, Plaxo. Parker e ndihmoi që një gjë e tillë Zuckerbergut të mos i ndodhte.

 

Në vitin 2005, kur Facebook mori të parin financim të madh në historinë e vet, Parker këmbënguli që të kishte një vend në këshillin drejtues, si dhe për t’i dhënë dy te tille Zuckerbergut. Pak kohë më vonë, kur u largua nga kompania, dëshiroi që vendi i tij t’i shkonte Zuckerbergut.

 

Sipas ortakëve dhe këshilltarëve të Facebook, Zuckerbergu ka dashur që në fillim që të kontrollojë drejtpërdrejtë faqen e internetit, duke e modifikuar në mënyrë të vazhdueshme si dhe duke nxjerrë konkluzione nga kritikat e përdoruesve, si përshembull kur bëri krejt papritur publikë informacione që më parë ishin të dukshëm vetëm për miqtë.

 

Sipas një ish punonjësi, Zuckerbergu ka një rol të ngjashëm me atë që kishte dikur Steve Jobs tek Apple: të gjithë e dinë shumë mirë që faqja e internetit është krijesë e tij dhe që ai do të ketë gjithmonë fjalën e fundit. Për shembull, disa vjet më parë, një grup punonjësish punoi për krijimin e një axhende virtuale. Më pas, projekti u ndal krejt papritur. Personi përgjegjës kërkoi të dijë se çfarë kishte ndodhur dhe përgjigja që mori ishte: “Zuck ka thënë jo. E ka anuluar. Nuk e ka modifikuar, e ka anuluar”. Por gjëja më e jashtëzakonshme, vazhdon ish punonjësi, ishte se askush nuk dukej i irrituar prej kësaj që ndodhi. “Të gjithë e konsiderojmë Facebook një manifestim të shijeve të Zuckerbergut, një ide e tija, një vizion i tiji”, thotë. “Kur Mark merr një vendim, askush nuk e kundërshton”.

 

Siguria Zen

 

Facebook është rritur me shpejtësi dhe vlera e tij është rritur kaq shumë saqë askush nuk ka mundur ndonjëherë të vërë në diskutim pushtetin e Zuckerbergut. “Marku ka ruajtur një kontroll pothuajse absolut në këshillin drejtues”, thotë Joe Green, një ish shok i dhomës në Harvard që tani menaxhon Causes, një faqe interneti e cila ofron një aplikacion edhe për Facebook. “Po të mos kish qenë Marku, Facebook tashmë do të ishte shitur një milion herë. Mbi të gjitha nëse do të kish pranuar njerëz me moshë më të madhe, të cilët duan të fitojnë para menjëherë dhe të detyrojnë të akumulosh likuditete. Duhet të kesh një siguri të madhe për të refuzuar një ofertë një miliardë dollarëshe për të shitur kompaninë”. Sipas të gjithë të intervistuarve, një prej vendimeve më të rëndësishëm të Zuckerbergut ka qenë ai i shtyrjes sa të mundej të kuotimit në bursë: nuk donte të vihej përfund nga detyrimet e shumtë normativë dhe as të bënte publike strukturën e kompanisë.

 

Pas kuotimit në bursë të kompanisë është e pamundur që Zuckerbergu të marrë miliardat e tij dhe të lërë Facebook-un. Statuti i kompanisë i atribuon atij të drejtën e zgjedhjes së pasardhësit “në rastin kur Z. Mark Zuckerberg kontrollon shoqërinë në momentin kur ndërron jetë”. Në 1 shkurt, në faqen e vetë Zuckerbergut në Facebook u publikua një fotografi: në të dukej tryeza e tij e punës, me një laptop Macintosh të hapur, një shishe “Gatorade” ngjyrë e verdhë si dhe një kartelë ku shkruhej: “Duhet te jesh përqëndruar. Dhe vazhdo të krijosh

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI