Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pini birrë se ju bën mirë

Lapsi.al 8 July 2014
Pini birrë se ju bën mirë

Në momentin që konsumohet në sasira të moderuara pa e tejkaluar, birra ndihmon në parandalimin e Alzaimerit, në sëmundjet e zemrës dhe shumë probleme të tjera.

Më poshtë do të rreshtojmë 5 motive që të pish birrë i bën mirë shëndetit:

1. Parandalon sëmundjet. Birra parandalon sëmundjen e Alzaimerit dhe mund të ndihmojë në kurimin e problemeve të zemrës. Një studim i vitit 2013 nga Universiteti i Athinës ka zbuluar që birra ndihmon në fleksibilitetin e arterieve .

2. Përmban vitamina. Në birrë ka super nutrientë. Birra ka shumë avantazhe si produkt për t’u konsumuar.

3. Birra të ndihmon që të jesh në formë. Ajo ka shumë pak sheqer dhe ndryshe nga pijet freskuese nuk ndikon në rritjen e sheqerit në gjak sepse përmban rreth 93% ujë dhe kështu është shumë e dëshirueshme nga konsumatorët.

4. Birra të bën të bukur. Sepse është e përbërë nga elbi dhe përmban acid ferulik, që është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dielli. Gjithashtu, ajo të ndihmon që të kesh edhe flokët më të shndritshëm dhe të bukur.

5. Riekuilibron edhe hormonet. Që do të thotë: ndihmon që menopauza tek femrat të kalojë pa shumë shqetësime

Të këshilluara

Blendi Fevziu ka zgjedhur Drimadhes

Dy fundjava rresht Blendi Fevziu ka zgjedhur t'i kalojë në bregdetin e jugut. Nëse keni dilema se ku do të shkoni këto ditë t&...

13:18

10 plazhet më të bukur në botë

10 plazhet më të bukur në botë: 1. Baia do Sancho, Brazil 2. Clifton, Afrika e Jugut 3. Lanikai Beach, Havai 4. Jeeva Beloam Beach...

09:58

Pesë komplekset e burrave

Mos me tregojnë të shëndoshë këto xhinse? Mos i preva shumë shkurt flokët dhe me duket hunda e madhe? Sipas Cosmopolitan, edh...

14:08

Fati i Marc Zucerbergut

    Në 1 shkurt të 2012, Facebook shpalli planet për kuotimin në bursë. Projekti parashikonte shitjen e një pakete aks...

01:40

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI