Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Blendi Fevziu ka zgjedhur Drimadhes

Lapsi.al 8 July 2014
Blendi Fevziu ka zgjedhur Drimadhes

Dy fundjava rresht Blendi Fevziu ka zgjedhur t'i kalojë në bregdetin e jugut. Nëse keni dilema se ku do të shkoni këto ditë të nxehta korriku, Drymades Inn resort është një destinacion i përkryer. Qetësia, afërsia me detin dhe shtëpizat nën hijen e ullinjve janë një kombinim perfekt. Jugu i Shqipërisë vazhdon të jetë një nga vendet e përzgjedhura edhe nga shumë media e agjensi të huaja. Jo më kot, drejtuesi i emisionit Opinion nuk i ndahet ujrave të Jonit.  

Të këshilluara

10 plazhet më të bukur në botë

10 plazhet më të bukur në botë: 1. Baia do Sancho, Brazil 2. Clifton, Afrika e Jugut 3. Lanikai Beach, Havai 4. Jeeva Beloam Beach...

09:58

Pesë komplekset e burrave

Mos me tregojnë të shëndoshë këto xhinse? Mos i preva shumë shkurt flokët dhe me duket hunda e madhe? Sipas Cosmopolitan, edh...

14:08

Fati i Marc Zucerbergut

    Në 1 shkurt të 2012, Facebook shpalli planet për kuotimin në bursë. Projekti parashikonte shitjen e një pakete aks...

01:40

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI