Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Zbulim. Një plazh i rrallë fare pranë Kavajës

Lapsi.al 16 July 2014
Zbulim. Një plazh i rrallë fare pranë Kavajës

Doni nje plazh, po aq intim dhe me uje po aq te kthjellet sa plazhet e Jonit? E keni fare prane. Jo me shume se nje ore nga Tirana. Mjafton qe te ndjekesh autostraden deri ne Kavaje dhe te dalesh prej saj aty ku shfaqet tabela "plazhi i gjeneralit". Jo mos u ngaterroni, nuk eshte ky plazh, megjithese edhe ky shume i njohur. Vetem 16 km nga Qerreti dhe ju do te keni mundesi t'i largoheni ne fundjave, zhurmes, papastertive dhe vanitetit te plazheve te Golemit. Per me teper teper ne nje plazh me guraleca, shkembij e uje te tejdukshem, pa asnje lokal apo bar koktejesh prane (pijet dhe ushqimet duhen marre me vete).

Reporteri i Lapsit mberriti aty ne nje gjysem aventure me biciklete. Kjo eshte nje ide e mire per ata qe pushojne ne Golem dhe nuk duan ta kalojne kohen ne menyre pasive (poshte do te shikoni dhe fotot e peisazheve te mrekullueshme per te mberritur deri aty)

Ndersa per ata qe duan te shkojne me makine keshillohet nje foristrade, sepse dy kilometrat e fundit te rruges jane te pashtruara. Ahhhhhh adresa e sakte!!!!! Duke ndjekur gjithnje drejtimin plazhi i gjeneralit, do ju shfaqet nje tabele e drunjte: plazhi i kalase. Ky eshte destinacioni i virgjer, qe gjithkush qe o natyren dhe qetesine, duhet ta provoje njehere kete vere.

Rruges per te plazhi i Kalase Turres

 

Të këshilluara

Të lësh duhanin pa u trashur

Ke vendosur ti thuash mjaft duhanit. Por frika se mund të shtosh në peshë është më ë fortë se shkatërrimi që t...

18:36

Duhet një mbledhje tek Komiteti

Nëse jeni në Prishtinë apo keni ndërmend të shkoni, mos mungoni të vizitoni Komitetin e ri. Një nga restorantet më t&eum...

10:19

Dar Bar në Drimadhes

Edhe këtë verë, Dar Bar mbetet vendi më i veçantë për të shijuar detin dhe muzikën. Kokteje të veçant...

13:58

Pini birrë se ju bën mirë

Në momentin që konsumohet në sasira të moderuara pa e tejkaluar, birra ndihmon në parandalimin e Alzaimerit, në sëmundjet e z...

14:31

Blendi Fevziu ka zgjedhur Drimadhes

Dy fundjava rresht Blendi Fevziu ka zgjedhur t'i kalojë në bregdetin e jugut. Nëse keni dilema se ku do të shkoni këto ditë t&...

13:18

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI