Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Një martesë e rrallë. Rigjehen pas 20 vjetësh

Lapsi.al 2 August 2014
Një martesë e rrallë. Rigjehen pas 20 vjetësh

Për ata që besojnë tek fati, kjo është një histori që shërben për të shtuar besimin se ai është i parashkruar për të gjithë. Për të tjerët, më pak besimtarë, kjo është thjesht një kuriozitet. Nick dhe Aimee Maiden po pregatiteshin për dasmën e tyre në Mousehole, Kent, kur u ndeshën me një foto të vjetër. Ushtaraku 26 vjecar dhe e fejuara e tij Aimee i zbuluan fotot ku shfaqeshin farer të vegjël duke parë së bashku albumet familjare në shtëpinë e gjyshërve të dhëndërit. Një seri prej gjashtë fotosh familjare në një varkë rëre që ai kishte gërmuar së bashku me motrën dhe dy kushërinj të tij.

Por pas tij, e lumtur, dukej pikërisht ajo, Aimee, duke ndërtuar një kështjellë rëre së bashku me babanë dhe motrën e saj.

Vajza dhe djali injoruan ekzistencën e njëri tjetrit. Por 20 vjet më pas fati i bashkoi në martesë.

Nje nga fotot e 20 viteve me pare

Të këshilluara

Largoje etjen me pije “Light”

Pijet (e gabuara) mund t’ju shëndoshin, pasi ato janë të ngarkuara me sheqerna të përpunuar. Nëse, për arsye fiziologji...

17:36

Kantina UKA, from farm to table

Kush e njeh apo e ka dëgjuar emrin e profesor Rexhep Ukës, nuk mund të mos e lidhë atë me tokën. Njeriu që i është ...

16:06

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI