Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

A zgjasin lidhjet që lindin në internet?

Lapsi.al 3 August 2014
A zgjasin lidhjet që lindin në internet?

Mendon se shpirtin binjak mund ta gjesh përmes internetit? Nuk gabohesh aspak. Të paktën këtë thonë statistikat e analizuara nga universiteti i Çikagos. Takimet online garantojnë një dialog më të mirë mes çiftit, -thotë studimi i këtij universiteti, sipas të cilit, çiftet që lindin përmes komunikimit në internet janë më solide dhe më të lumtur se të tjerët. Studimi përfshiu analizimin e deklaratave të 19 mijë personave të martuar në periudhën 2005 - 2012. Atyre iu kërkua të flisnin për eksperiencat në çift dhe të shprehnin mendimin e tyre mbi cilësinë e lidhjes. Rezultoi se kush e kishte takuar shpirtin binjak përmes internetit, ndihej më mirë me partnerin. Por bëni kujdes kur ta kërkoni shpirtin tuaj binjak në internet. Këshillohen forumet apo chat -et e rrjeteve sociale, jo faqet e internetit për personat "single".

Të këshilluara

Largoje etjen me pije “Light”

Pijet (e gabuara) mund t’ju shëndoshin, pasi ato janë të ngarkuara me sheqerna të përpunuar. Nëse, për arsye fiziologji...

17:36

Kantina UKA, from farm to table

Kush e njeh apo e ka dëgjuar emrin e profesor Rexhep Ukës, nuk mund të mos e lidhë atë me tokën. Njeriu që i është ...

16:06

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI