Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rita Ora, imazhi i ri i DKNY. Rrëfimi: Cili ka qenë parfumi i parë dhe çfarë i pëlqen në Nju Jork

Lapsi.al 7 August 2014
Rita Ora, imazhi i ri i DKNY. Rrëfimi: Cili ka qenë parfumi i

Nju Jorku ka qenë një muzë për shumë romancierë, artistë e dizenjatorë. Në mënyrë të veçantë për Donna Karan, të cilës ky qytet iu duk aq frymëzues, saqë ajo e vendosi edhe në linjën e saj të modës, DKNY. Dhe tani, përmes markës më të re, MYNY, ajo shkruajti një tjetër letër dashurie për Mollën e Madhe. Rita Ora, banore e dikurshme e Nju Jorkut, është fytyra e re e parfumit të MYNY të linjës DKNY. Ajo mishëron lirinë, gjallërinë dhe energjinë e qytetit. Në një intervistë për revistën Nylon, këngëtarja e famshme tashmë zbulon se çfarë i pëlqen tek parfumi i ri, tregon se cili ka qenë parfumi i saj i parë dhe flet për vendet e preferuar që ajo frekuenton në Nju Jork. 

Intervista:

Si do ta përshkruanit parfumin e ri? - Të bën të ndihesh gati për të dalë dhe të bësh atë që duhet bërë dhe për së mbari. 

Cili ka qenë parfumi juaj i parë? -Channel No.5. Mamaja ime mbante gjithnjë shumë të tillë, saqë unë mund t'i merrja ndonjë fshehurazi. Njëherë, në moshën 13 -vjeçare, vajta në shkollë me kolonjën e babait.

Cilat vajza mund ta përdorin këtë parfum? -E shoh tek vajzat e guximshme, të sigurta, tek diskush që nuk ka frikë të ndihet mirë me vetëveten. 

Cilët janë vendet që ju pëlqejnë në Nju Jork? - Up & Down, Oak1 dhe Soho House për të dalë me shoqërinë dhe për të ngrënë.

Të këshilluara

Largoje etjen me pije “Light”

Pijet (e gabuara) mund t’ju shëndoshin, pasi ato janë të ngarkuara me sheqerna të përpunuar. Nëse, për arsye fiziologji...

17:36

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI