Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mban 453 piercing, Dubai i ndalon hyrjen

Lapsi.al 19 August 2014
Mban 453 piercing, Dubai i ndalon hyrjen

Një shtetasi Gjerman iu ndalua hyrja për në Dubai për shkak të pamjes së tij të frikshme. Rolf Buchholz mund të quhet njeriu me më shumë piercing në botë. Fytyra e tij është shpuar  plot 453 herë dhe është e mbushur me vëthë metalikë.

55 -vjeçari madje ka piercing edhe në organet e tij gjenitale. Policia e aeroportit refuzoi të lejonte hyrjen e Buchholz “nga frika se ai praktikonte magjinë e zezë”. Buchholz tha se nuk do të kthehej më kurrë në Dubai dhe se argumentat e zyrtarëve atje ishin “për të ardhur keq.” Në trupin e tij numërohen 453 piercing, 158 prej tyre në buzë, 287 në organet gjenitale, 25 në vetulla dhe 3 të tjera në kraharor.

Të këshilluara

Viti i Ri festohet edhe në gusht

Dhjetori është larg, por banorët e qytezës së Berchules në Spanjë nuk e vrasin fort mendjen. Për 20 vjet me rradhë ...

18:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI