Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Moda e re që vjen nga Kina. Ja si mund të dalim në plazh, si Batmani

Lapsi.al 18 August 2014
Moda e re që vjen nga Kina. Ja si mund të dalim në plazh, si

Ndoshta të frymëzuar nga Njeriu Merimangë, plazhistët e qytetit lindor të Kinës Qingdao kanë dalë me një risi për të mbrojtur lëkurën nga dielli. Ata e quajnë “face-kini”. Fillimisht u përdor nga gra të moshës së mesme, si një shtesë ekstra e kostumit të tyre të banjës, por tani face-kini është bërë global.

CR Fashion Book, një revistë mode e stili e bazuar në Nju Jork dhe e themeluar nga Carine Roitfeld, dikur editore e Vogue Paris, ka publikuar së fundmi  një seri fotosh të modeleve me buzëkuq të kuq flakë e të veshura me face-kini, kostume banjoje shik dhe bizhu të shtrenjta.

Transformimii asaj që konsiderohet si “stil i një gruaje të vjetër” në Kinë, në një tendencë e modës së lartë, iI ka dëfryer pa masë përdoruesit e internetit. ”Në vetëm dy ditë, subjekti  provokoi  thuajse 12 milionë postime në ekuivalentin kinez të Twitter.

“Plakat kineze janë në qendër të botës globale të modës,” thoshte një koment. “Duket sikur grabitësit e bankave kanë pushtuar plazhet“  thoshte një tjetër.

Kur vjen puna për të evituar diellin, krijimtaria kineze nuk njeh kufinj. Përveç face-kinit, kinezët përdorin çadra dielli special me bllokues të rrezeve UV të cilat mund të kapen në timonin e biçikletës. Kanë  gjithashtu mëngë që shkëputen me bllokues dielli dhe kapele të stilit Batman. Lista është vërtetë e gjatë. Në televizionet kineze, reklamat për kremëra zbardhues magjikë transmetohen pambarimisht. Aty e bardha shihet si e bukur, ose siç thotë një shprehje e vjetër kineze: “një prekje bardhësie, fsheh 100 lloje shtëmtish.”

Një përdorues i rrjetit social kinez, Weibo shpjegon se të qenit i bardhë, tregon prosperitet. “Që në kohët e lashta, bukuria klasike kineze kishte lëkurë të bardhë. Vajzat e rritura në familje të kamura mund t’ia lejonin vetes të qëndronin brenda në shtëpi pa qenë nevoja të dilnin për të punuar dhe lëkura e tyre e bardhë në rozë, ishte shenjë e fatit të tyre të mirë.”

Ky është një kontrast kurioz me kulturën perëndimore ku njerëzit paguajnë për t’u nxirë.  Në fakt sallonet e nxirjes artificial vetëm tani kanë filluar të duken në Kinë dhe vetëm në qytetet më të mëdha e më në kontakt me influencat perëndimore.

Ende është shpejt për të ditur se cila nga të dyja tendencat do të dominojë mbi tjetrën. Gjithësesi Lapsi.al, e ka një pyetje: A mundet një femër e nxirë bukur të kthejë më shumë koka në plazh se njëra që mban të veshur një face- kini?

Të këshilluara

Viti i Ri festohet edhe në gusht

Dhjetori është larg, por banorët e qytezës së Berchules në Spanjë nuk e vrasin fort mendjen. Për 20 vjet me rradhë ...

18:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI