Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Zbulohet dinosauri më i madh që ka jetuar ndonjëherë

Lapsi.al 5 September 2014
Zbulohet dinosauri më i madh që ka jetuar ndonjëherë

Përmasa që të fusin të dridhurat. 26 metra i lartë me peshë 65 ton. Një qënie e madhe sa një pallat që ka jetuar të paktën 77 milion vjet më parë. Janë gjetur në Argjentinë pothuajse të gjitha kockat e dinosaurit më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për një specie të re dhe mjaft masive. Deri në këto moment është gjetur vetëm 70% e skeletit dhe për herë të parë shkencëtarët mund të matin me saktësi përmasat e kësaj krijese gjigande. “Dreadnoughtus schrani” ky është emri i tij dhe ka qenë i gjatë plot 26 metra ndërsa peshonte paktën 65 ton. Zbulimi i publikuar në “Scientific Reports” është vepër e një grupi ndërkombëtar kërkuesish që koordinohet nga Kenneth Lacovara i Univeristetit “Drexel” të Philadelphia-s në Pensivani. Ky dinosaur i ri i zbuluar i përkiste një grupi dinosaurësh të mëdhenj, ngrënës të bimëve dhe që njihenme emrin “titanosaur”. “Ishte jashtëzakonisht i madh. Peshonte sa një duzinë apo me shumë me elefantë - tha Lacovara. E bukura është se skeleti tregon se kur ky dinosaur ka ngordhur nuk ka qenë rritur plotesisht…(www.lapsi.al)

Të këshilluara

Ishulli magjik i tersit

Dhe ju mendonit se ky ishull është kushedi sa paqësor… Është e pamundur të mohohet se Isola la Gaiola është e ma...

09:05

Njihuni me gruan tigër

Kur Katzen Hobbes ishte fëmijë, shikonte në ëndërr veten në lëkurën e një tigri. Kur u rrit, Hobbes vendosi ta b&eu...

08:43

Kotelja më e trishtuar në botë

Quhet Tucker dhe pamja e saj nuk tregon se është e lumtur. Kotelja është 1-vjeccare dhe ka një sëmundje gjenetike që e tregon...

13:50

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI