Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Të rrisësh gjoksin... vetëm për një natë

Lapsi.al 4 September 2014
Të rrisësh gjoksin... vetëm për një natë

Po merr një hov të paparë një fenomen i ri, që ka nisur fillimisht në New York. Imagjinoni që ju kanë ftuar në një mbrëmje speciale, zgjidhni veshjen tuaj me kujdes, rregulloni flokët dhe... bëni një ndalesë të shkurtër tek kirurgu plastik. Jo për ndonjë ndërhyrje. Tani është e mundshme të rrisni masën e gjoksit për një mbrëmje, vetëm me një pickim të thjeshtë.
Për këtë mjafton një injeksion me solucionin e salinës, i njëjti ose thuajse i njëjti me serumin e vjetër fiziologjik. I injektuar në gjokset tuaja, ai i bën të fryhen thuajse natyralisht për të shfryrë më pas vetë pas 24 orësh. E thjeshtë, por gjithsesi kushton 2660 euro.
E destinuar fillimisht për implantet e gjirit, kjo teknikë po zhvillohet sot falë një kirurgu estetik njujorkez, doktor Rowe. Në një artikull të Neë York Times, ai shpjegon: "Fillimisht procedura u konceptua si një mënyrë që femrat e interesuara për të zmadhuar gjoksin të mund të shihnin realisht se si do të dukeshin pas operacionit. Nëse ato nuk ishin të sigurta për një implant, u injektohet solucioni i salinës dhe kështu ato mund të krijonin një ide gjatë 24 orëve".
Sigurisht, nuk u desh të pritej shumë që femrat të zinin radhë para klinikës së tij për të bërë një pickim të shpejtë përpara një eventi të madh. "Bëhet nami kur ka dasma, festa, mbrëmje apo ceremoni me tapet të kuq", tregon i qeshur doktor Rowe.
Por a ka pasoja në shëndet?
Pjesës tjetër të mjekëve nuk u vjen shumë për të qeshur. Sipas disa kirurgëve plastikë në SHBA kjo praktikë nuk është vërtet e nevojshme dhe mjafton një gjoksmbajtëse për t'u ndierë rehat me veshjen. Sigurisht që kjo nuk është një procedurë invazive, por gjithsesi lëkura pëson tërheqje. Dhe duke modifikuar strukturën e gjinjve, ato mund të behën më të butë. Ndërsa një tjetër kirurge plastike në New York mendon se nëse bëhet nga profesionistë, atëherë shumë mirë. Por ama jo tre ditë rresht, moderimi është shumë i rëndësishëm.

Të këshilluara

Njihuni me gruan tigër

Kur Katzen Hobbes ishte fëmijë, shikonte në ëndërr veten në lëkurën e një tigri. Kur u rrit, Hobbes vendosi ta b&eu...

08:43

Kotelja më e trishtuar në botë

Quhet Tucker dhe pamja e saj nuk tregon se është e lumtur. Kotelja është 1-vjeccare dhe ka një sëmundje gjenetike që e tregon...

13:50

Mos e pini kafenë në mëngjes

Deri më sot kemi qenë të bindur që dita nuk nis mirë pa kafenë e mëngjesit. Por një studim i fundit tregon se kafeja q&e...

10:51

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI