Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Dyshon se ai të tradhëton? Hidhi një sy telefonit!

Lapsi.al 6 September 2014
Dyshon se ai të tradhëton? Hidhi një sy telefonit!

Tundimi është gjithnjë i madh. Telefoni i partnerit duket se të thërret. Duhet patjetër t’i hedhësh një sy se çfarë mban brenda, pavarësisht etikës e besimit tek partneri. Nëse je ndjerë në faj që ke përgjuar pa ose me dashje telefonin celular të partnerit tënd, mos e vrit mendjen. Një studim i ri i kompanisë së sigurisë AVAST në Pragë, tregon se nuk je vetëm. Një në pesë meshkuj dhe ¾ e femrave që janë në një marrëdhënie pranojnë se u pëlqen të fusin hundët aty ku nuk u takon. Me të gjetur rastin, ata marrin telefonin dhe kontrollojnë mesazhe, fotografi, aplikacione, gjithçka mund të gjejnë në telefon. ¾ e meshkujve të intervistuar thonë se e bëjnë këtë gjë sepse thjesht u pëlqen të fusin hundët. 12 % thonë se duan të shohin nëse partnerja e tyre po i gënjen. Megjithatë, arsyeja kryesore pse meshkujt ose femrat shohin celularin e partnerit është për të gjetur gjurmë të një tradhëtie të mundshme. Sa e përket femrave, 1/3 e tyre thotë se e bëjnë këtë nga kurioziteti, 21% për të parë nëse ai po i tradhëton dhe 14% nëse ai po gënjen. Rezultati është befasues, shumica e atyre që kanë patur një arsye për të kontrolluar telefonin e tjetrit kanë pasur të drejtë: ai ose ajo tradhëtonte. Këshilla e AVAST është nëse ke një parandjenjë që partneri të tradhëton, me shumë gjasë ke të drejtë! (www.lapsi.al)

Të këshilluara

Ishulli magjik i tersit

Dhe ju mendonit se ky ishull është kushedi sa paqësor… Është e pamundur të mohohet se Isola la Gaiola është e ma...

09:05

Njihuni me gruan tigër

Kur Katzen Hobbes ishte fëmijë, shikonte në ëndërr veten në lëkurën e një tigri. Kur u rrit, Hobbes vendosi ta b&eu...

08:43

Kotelja më e trishtuar në botë

Quhet Tucker dhe pamja e saj nuk tregon se është e lumtur. Kotelja është 1-vjeccare dhe ka një sëmundje gjenetike që e tregon...

13:50

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI