Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

5 mijë flokëkuqe bëhen bashkë

Lapsi.al 8 September 2014
5 mijë flokëkuqe bëhen bashkë

Vajza flokëkuqe çohuni në këmbë, sot është dita juaj! Në qytetin e Bredës në Hollandë janë mbledhur me mijëra vajza dhe djem me flokë të kuqe të të gjitha nuancave për të festuar bukurinë e flokëve me ngjyrën e zjarrit. Festivali i “Roodharigendag” është një nga më të bukurit e botës për shkak të argëtimeve të bukura në zonë. Këtu nuk ka asnjë vlerë pyetja: Kush është më e bukur, bjondja, brunja apo kokëkuqja.” Përgjigja është po ajo: “E kuqja mbetet më e bukura!” Festivali e ka origjinën në vitin 2005 kur një piktor hollandez vendosi të pikturonte 15 kokëkuqe. 150 vetë aplikuan dhe shprehën interesin e tyre. Festivali është bërë shumë popullor tani dhe çdo vit në këtë vend mblidhen plot 5000 vetë.

Të këshilluara

Ishulli magjik i tersit

Dhe ju mendonit se ky ishull është kushedi sa paqësor… Është e pamundur të mohohet se Isola la Gaiola është e ma...

09:05

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI