Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Apartament me pamje nga deti? Ky është maksimumi!

Lapsi.al 8 September 2014
Apartament me pamje nga deti? Ky është maksimumi!

Është padyshim ekstremi i apartamenteve që janë menduar nga studio e arkitekturës botërore për pamjen e tij. Bëhet fjalë për një studio australiane të quajtur “Modscape” për klientë të tyre që zotërojnë qoftë edhe një pjesë të vogël të bregut të Victorias në Australi. Shtëpitë janë të ideuara si pjesë natyrale e fashës së bregut. Konstrukti i ndërtesës është padyshim i lehtë dhe i parafabrikuar që më herët. Hyrja në shtëpi është ...nga çatia. Po aty është edhe garazhi...

Të këshilluara

Ishulli magjik i tersit

Dhe ju mendonit se ky ishull është kushedi sa paqësor… Është e pamundur të mohohet se Isola la Gaiola është e ma...

09:05

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI