Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Arsyet pse po fshijmë miqtë nga Facebook

Lapsi.al 9 September 2014
Arsyet pse po fshijmë miqtë nga Facebook

Kur Facebook na u prezantua për herë të parë në vitin 2007, të gjithë ishin të vendosur të rrisnin numrin e miqve, të njohurve dhe të panjohurve. Ishte shumë qejf të krijoje një rrjet aq të madh social apo jo?! Por tani, gjërat kanë ndryshuar. Tani vetëm fshijmë njerëz nga rrethi ynë i “miqve” pasi kemi zbuluar se njerëzit janë paksa të mërzitshëm.

Një studim i kryer në Britaninë e Madhe tregon se dy prej arsyeve kryesore që njerëzit “fshijnë” nga lista miqtë e tyre në Facebook është se “ata mburren pa fund”. Arsyeja e dytë kryesore janë postimet nominuese në sfida të ndryshme, ndjekur nga sjelljet festive. Këto të fundit acarojnë sidomos njerëzit të cilët kanë një problem, janë të vetmuar ose të mërzitur. Më pas vijnë njerëzit vanitozë që postojnë shumë fotografi “selfie” duke tërhequr gjithmonë vëmendjen tek vetja, ndjekur nga ata që postojnë statuse të mërzitshme që kanë si qëllim vetëm të tërheqin vëmendje. Edhe kërkesat për lojëra janë një arsye shumë e fortë për të hequr një mik nga lista. 48% e të intervistuarve thanë se kanë larguar një mik virtual vetëm prej kërkesave të shumta për lojëra. Edhe ata miq që postojnë foto të shëmtuara të një përdoruesi të Facebook janë lehtësisht të largueshëm nga lista e miqve. Ndoshta është koha për tu tërhequr pak nga ekspozimi në Facebook, dhe për të ndarë dy fjalë ose disa mendime mbi një libër, me një “mik të vërtetë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI