Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

SHBA, martohen dy plaka 90 vjeçare

Lapsi.al 8 September 2014
SHBA, martohen dy plaka 90 vjeçare

Dashuria nuk njeh moshë por as gjini. Dy gra të moshës 91 dhe 90 vjeçare u lidhën në martesë në shtetin e Iowas në SHBA, pas një marrëdhënie të gjatë dashurie të nisur në vitin 1942. Vivian Boyack dhe Alice Dubes zgjodhën të marthen në një ceremoni intime vetëm me familjarë dhe miq. Të dy gratë u njohën në vendin e tyre të lindjes dhe kanë ruajtur një marrëdhënie dashurie prej më shumë se 72 vjetësh. Gratë e kanë festuar dashurinë e tyre duke vizituar të gjitha shtetet e Amerikës. Vivian ka qenë mësuese ndërsa Alice ka punuar në administratë. Të dyja thanë se në marrëdhënien e tyre që ka zgjatur për më shumë se 7 dekada, ia kanë kaluar shumë mirë me njëra tjetrën.

Të këshilluara

Ishulli magjik i tersit

Dhe ju mendonit se ky ishull është kushedi sa paqësor… Është e pamundur të mohohet se Isola la Gaiola është e ma...

09:05

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI