Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mish luani në frigoriferin e restorantit

Lapsi.al 11 September 2014
Mish luani në frigoriferin e restorantit

Një luan i ngordhur është gjetur në brendësi të një frigoriferi në një restorant të Chichester të Sussex, në jug të Britanisë së Madhe. Ata që gjetën mbetjet e kafshës ishin inspektorët sanitarë gjatë një kontrrolli rutinë nëpër bare dhe lokale. Luani ishte futur në ngrirje bashkë me ushqimet e tjera që do të servireshin për klientët.

Menaxheri i restorantit tha se mishi i luanit u ishte dhënë nga personeli i Kopshtit Zoologjik për tua hedhur qenve. Nga kontrrolli nuk rezultoi se kishte shkelje të rregullave sanitare dhe për këtë motiv inspektorët nuk mundën ta mbyllin restorantin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI