Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ai 81, ajo 24: Martesë si në përralla!

Lapsi.al 14 September 2014
Ai 81, ajo 24: Martesë si në përralla!

Bëhet fjalë për Richard Lugner, sipërmarrësin austriak 81 vjeçar që nuk është kursyer aspak ti dhuronte një martesë si në përralla të dashurës së tij, infermierie 24-vjeçare Chaty Schmitz. Edhe pse me një diferencë të madhe mes tyre ishte kërkesa e saj që të kishte një martesë përallore dhe dëshira i’u realizua.

Në ceremoninë  që u zhvillua në Vjenë, nuk mungonte karroca e tërhequr nga kuajt e bardhë dhe një organizim dasme i denjë për një princeshë të së kaluarës. E gjithë ceremonia u transmetua LIVE nga mediat austriake. Banketi i organizuar për mysafirët ishte mjaft i kushtueshëm dhe me lumenjë shampanje. Nusja ishte e veshur me një fustan të purpurt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI