Flash

Ky do të jetë avioni i ri supersonik Concorde

Lapsi.al 26 September 2014
Ky do të jetë avioni i ri supersonik Concorde

3 orë për të përshkuar rrugën nga Londra në Nju Jork dhe vetëm 6 orë për të shkuar nga Tokyo në Los Angeles. Do të jenë këto kohët e fluturimit për avionin e ri supersonik i lindur nga bashkëpunimi mes grupit Airbus dhe shoqërisë aeorspaciale amerikane Aerion. Do të quhet “Aerion AS2” dhe mund të jetë Concorde i viteve 2000. Modeli i ri do të fluturojë me 1217 milje në orë nga 1350 milje në orë që kishte paraardhësi i tij i nxjerrë jashtë përdorimit për shkak të kostove të mirëmbajtjes dhe aksidentit të 25 korrikut 2000. Dy kompanitë kanë njoftuar se do të bashkojnë kapacitetet e dizenjos, projektimit dhe prodhimit të modelit të ri. Ai do të ndertohet nga materiale prej fibre karboni duke e rritur rezistencën me mbi 20%, si dhe duke ulur konsumin me 30%. Mund të mbaje deri në 12 pasagjerë. Presidenti Aerion, Robert Bass tha se ky është një hap i rëndësishëm përpara që i jep garanci për ta nxjerrë avionin e ri supersonik në 2021. Kostoja e këtij avioni rrotullohet tek 100 milion dollarë. Fluturimet e provës parashikohen në vitin 2019./lapsi.al/

Të këshilluara

iPhone 6, problemet e para

Një javë nga nxjerrja në treg e iOS 8, Apple nxorri dhe update-in e tij të parë të cilin e tërhoqi menjëherë pas an...

13:15

Rusja mbulon Benzin me diamantë

Quhet Daria Radionova. Është 21 vjeçare dhe ka shpenzuar 20 mijë paund për të mbuluar me diamantë dhe gurë të &cc...

19:49

Fotot më qesharake të dasmave

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka mbledhur në Web fotot më qesharake të ditës së dasmës. Mes tyre nuk mungojnë in...

19:27

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI