Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Thahet liqeni Aral, një nga më të mëdhenjë e botës

Lapsi.al 26 September 2014
Thahet liqeni Aral, një nga më të mëdhenjë e botës

Në vitet 60 ishte një nga liqenet më të mëdhenj të botës. Jo rastësisht edhe emri i tij Aral përkthehet Det. Por edhe pse në disa atlase fotoja e tij e tregon të plotë tashmë nga liqeni Aral ka mbetur shumë pak. Në vitin 2014 krahu lindor u tha pothuajse krejtësisht. NASA ka publikuar fotot e marra në 14 vitet e fundit nga hapësira. Tharja e tij nisi gati 50 vjet më parë kur ish-Bashkimi Sovjetik vendosi të ndryshojë rrjedhën e dy lumenjve që derdhin ujërat në të dhe kjo për të përfituar disa hapësira të reja./lapsi.al/

Të këshilluara

iPhone 6, problemet e para

Një javë nga nxjerrja në treg e iOS 8, Apple nxorri dhe update-in e tij të parë të cilin e tërhoqi menjëherë pas an...

13:15

Rusja mbulon Benzin me diamantë

Quhet Daria Radionova. Është 21 vjeçare dhe ka shpenzuar 20 mijë paund për të mbuluar me diamantë dhe gurë të &cc...

19:49

Fotot më qesharake të dasmave

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka mbledhur në Web fotot më qesharake të ditës së dasmës. Mes tyre nuk mungojnë in...

19:27

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI