Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kur demi i afrohet nuses

Lapsi.al 29 September 2014
Kur demi i afrohet nuses

Këtë moment do ta kujtojnë vërtet përjetë. Rebecca dhe Brian Pepper kishin vetëm pak minuta që i kishin thënë “PO” njëri-tjetërit kur një mik i paftuar mund të prishte të gjithë ceremoninë. Gjatë një seti fotografik në fushat e Australisë perndimore në horiozon u shfaq një dem gjigand. Fotografja e këshilluar çiftin që të mos shpërqëndrohet dhe të vijojë të pozojë me shpresën që kafsha do të largohej vetë. Por nuk ndodhi kështu. Demi i është afruar çiftit saqë është dashur ndërhyrja e bashkëshortit për të larguar demin mistrec./lapsi.al/

Të këshilluara

Fotoja më qesharake në polici

Është padyshim fotoja më qesharake bërë përpara aparatit të një komisariati policie. Ky person quhet Michael Whitington ...

14:46

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI