Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ju lë amanet “gishtin e mesit”!

Lapsi.al 2 October 2014
Ju lë amanet “gishtin e mesit”!

Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, madje edhe të mediave një pllakë varri mjaft e çuditshme në një varrezë në Spanjë. Personi në fjalë e kishte lënë në testament një mesazh për fëmijët dhe porosinë që në pllakën e varit të vendosej edhe një dorë ku tregohej “gishti i mesit”. Ndoshta i mërzitur me fëmijët dhe të afërmit e tij të cilët nuk kishin qenë besnik deri sa kishte qenë gjallë, ai ka vendosur që asgjë nga pasuria të mos u kalojë fëmijëve të tij. Mbi pllakën e varri shkruan: “Ndonjëri prej jush do vijë me lule në duar, e të tjerët do të më vizitoni duke u lutur, por fundi i udhëtimit tuaj është këtu. Ju pres …!”. Ka patur edhe kritika për ndërtimin e këtij varri por askush nuk mund të mos e plotësonte “dëshirën e fundit” të tij të lënë me testament./lapsi.al/

Të këshilluara

Kur demi i afrohet nuses

Këtë moment do ta kujtojnë vërtet përjetë. Rebecca dhe Brian Pepper kishin vetëm pak minuta që i kishin thënë ...

08:58

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI