Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Çfarë fshihet pas vështrimit të një femre

Lapsi.al 1 October 2014
Çfarë fshihet pas vështrimit të një femre

Çfarë shpreh vështrimi i një femre, qoftë ai spontan apo i vazhdeshëm, gazmor apo enigmatik? Gazetarja dhe fotografja Giuseppe Di Piazza lindur në Palermo dhe rritur e adoptuar në Milano i është përgjigjur kësaj pyeteje me të paktën 20 foto të bëra nga aktore ose këngëtare, muzikane apo drejtuese televizive. Janë aty që nga Lucrezia Lante Della Rovere deri tek Emma Marrone, nga Francesca Inaudi tek Valeria Solarino, dukekaluar nga Francesca Neri dhe Camilla Baresani. Fotot e tyre ne bardhj e zi të reaIizuara në vitet 2013-2014, janë ekspozuar në Milano nën titullin “Mes syve të një gruaje". /lapsi.al/

Të këshilluara

Kur demi i afrohet nuses

Këtë moment do ta kujtojnë vërtet përjetë. Rebecca dhe Brian Pepper kishin vetëm pak minuta që i kishin thënë ...

08:58

Fotoja më qesharake në polici

Është padyshim fotoja më qesharake bërë përpara aparatit të një komisariati policie. Ky person quhet Michael Whitington ...

14:46

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI