Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

"Clinical Anatomy": zbulimi i fundit për orgazmën femërore. Çelsi klitori dhe zona përreth

Lapsi.al 8 October 2014
"Clinical Anatomy": zbulimi i fundit për orgazmën

Për vite, gratë kanë deklaruar shpesh se ato mund të arrijnë orgazëm përmes seksit, ose edhe lojërave seksuale. Por një studim i fundit sugjeron se ato mund të kenë gabuar. Kërkimi më i fundit mbi seksualitetin femëror, sugjeron se nuk  ekziston orgazma vaginale, orgazma klitorale dhe as Pika G. Në vend të gjithë këtyre termave, mjafton të përdoret vetëm një: orgazëm femërore.

Historikisht është besuar se gratë mund të arrijnë në orgazëm përmes seksit penetrues dhe se Pika – G, orgazma vaginale, ose ajo klitorale janë tipe të ndryshme orgazmash, por studiuesit e përfshirë në studimin në fjalë thonë se pjesa më e madhe femrave në të gjithë botën nuk arrijnë orgazëm përmes seksit penetrues.  Kjo është arsyeja përse femrat janë etiketuar si të prirura për të pasur probleme seksuale, pasi ky konkluzion bazohej në diçka që nuk ekziston, siç është orgazma vaginale. Studimi arriti në konkluzionin se çelësi i të gjitha orgazmave femërore është vetëm një: klitoris. Klitoris është zona më erogjene e trupit femëror dhe shpesh quhet “penisi femëror”, pasi përbëhet nga i njejti material si penisi mashkullor.  Të gjitha femrat e kanë të mundur orgazmën nëse organet erektile të saj stimulohen në mënyrën e duhur, nxjerr në pah studimi. Organet erektile femërore përfshijnë klitoris dhe gjendrat vestivulare, ndryshe të njohura si gjendrat klitorale të cilat gjenden në të dyja anët e hapjes së vaginës dhe “pars intermedia”, një zonë e hollë që bashkon dy gjendrat vestibulare. Organe të tjera erektile janë labia minora ( e njohur ndryshe si buzët e brendshme të vaginës)  dhe corpus spongiosum – një masë e përbërë nga një material poroz si sfungjer që rrethon fshikëzën e urinës dhe tubin që lidh atë me një dajle të jashtme pak më sipër vaginës.  Doktor Vincenzo Puppo, bashkëpunëtor në studim thotë “Ejakulimi i mashkullit nuk do të thotë automatikisht përfundim i seksit për femrën. Prekja dhe puthjet mund të vazhdojnë për një kohë të pakufizuar dhe akte seksuale jo penetruese mund të përdoren për të krijuar orgazmën femërore.”

Skanime te zones se legenit femeror ku shihen zonat erogjene

Ky studim, i publikuar në revisten Clinical Anatomy, vjen menjëherë pas një tjetër studimi të publikuar në SHBA që arriti në konkluzionmin se madhësia e klitorit të femrës ka ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë e saj për të pasur orgazëm. Sipas të njejtit studim, në gratë me probleme për të arritur orgazmën, klitori është më i vogël dhe i vendosur larg vaginës. Sipas studiuesve këto gjetje mund të çojnë në trajtime të reja për gratë që vuajnë nga anorgasmia – paaftësia për të arritur orgazmën

(Publikuar të merkurën 8 tetor nga Daily Mail/përgatiti Lapsi.al)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI