Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Dashuria nuk njeh përmasa, ai 70 cm më i shkurtër

Lapsi.al 12 October 2014
Dashuria nuk njeh përmasa, ai 70 cm më i shkurtër

E thonë të gjithë: “Dashuria nuk ka sy” dhe në rastin në fjalë kjo shprehje merr kuptimin e vertetë të saj.  James është 25 vjeç dhe Chloe 20 vjeç. Ata janë të fejuar me njëri tjetrin, edhe pse djaloshi vuan nga sindromi “dysplasia”, i cili nuk e lejon të zgjatet dhe për këtë arsye ka një gjatësi prej 1 metër. Ndërkohë e fejuara e tij ka një gjatësi normale, pasi ajo është 1.7 metër. Çifti thotë se e dashuron çmendurisht njëri - tjetrin dhe se 2016-ën do të martohen megjithëse lidhja e tyre nuk ka qenë aq e lehtë. Mjaft persona e ngatërrojnë atë me fëmijën e 20-vjeçares. Rasti më i fundit ka qenë kur ai bashkë me të fejuarën vendosën të darkonin në restorant, por kamerieri kujtoi se ai ishte një fëmijë dhe i solli një libër për të ngjyrosur./lapsi.al/

Të këshilluara

Më pak fjalë, më shumë seks!

Nëse lidhja juaj e dashurisë ka rënë në krizë, ja si mund ta riktheni flakën e epsheve: 1. Më magjepse aroma jote Nj&...

16:41

Modele flokësh që nuk rekomandohen

Këto modele flokësh janë vërtet qesharake. Kjo tregon se si janë preferencat e njerëzve dhe pse të gabuara. Ne nuk jua rekoma...

22:21

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI