Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Dita e Botërore e Vezës, ja sa duhet të hani në ditë

Lapsi.al 11 October 2014
Dita e Botërore e Vezës, ja sa duhet të hani në ditë

Dita e Botërore e Vezës, nuk është asnjëherë në datën e saktë, por wshtw nw fundjavwn e dytë të tetorit. Megjithëse në Shqipwri kjo ditë nuk kujtohet, në botë vazhdimisht publikohen të dhëna se sa vezë guxojmë ti konsumojmë dhe çfarë efekti kanë. Vezët janë ndër ushqimi më me kalori në planet. Vetëm imagjinoni, një vezë e tërë përmban të gjithë përbërësit e nevojshme për ta kthyer një qelizë të vetme në një zog. Megjithatë, vezët kanë marrë një reputacion të keq për shkak të kolesterolit të lartë në verdhët e saj. Në të vërtetë, një vezë e mesme përmban 186 mg të kolesterolit, i cili është 62% e asaj që rekomandohet në ditë. Njerëzit besonin se në qoftë se keni ngrënë vezë, kolesteroli ngritët në gjak dhe kontribuon në sëmundjet e zemrës.Por zbulimet e fundit thonë se trupi i secilit rregullon nivelin e kolesterolit.

Por a e keni ditur se: Nga çfarë varet ngjyra e lëvozhgës së vezës? A bën mirë të hahet në mëngjes? Pas sa kohësh skadojnë?

1. Pjesa e verdhë e vezës, është burim i shkëlqyer i një substance që njihet edhe si vitamina J, shumë e rëndësishme për të përmirësuar funksionet neurologjike dhe inflamacionet. Kjo vitaminë këshillohet shumë edhe për gratë shtatzëna sepse ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës. Prej kohësh vezët konsiderohen si armike të kolesterolit, por studimet e kohëve të fundit, përgënjeshtrojnë kategorikisht këtë ide. Ngjyra e të verdhës së vezës varet nga lloji i ushqimit që ka ngrënë pula dhe nuk ka të bëjë aspak me veçoritë ushqyese të saj të vilat nuk pësojnë ndryshime negative.

2. Ka ndryshim mes vezëve që e kanë lëvozhgën me ngjyrë të bardhë dhe atyre që e kanë ngjyrën disi të kuqe? Jo, asnjë. Nga këndvështrimi i vlerave ushqyese ato janë të njëjta. Por pak njerëz e dinë që vezët me lëvozhgë të bardhë bëhen nga pula me pendë të bardha dhe e anasjellta, pulat me pendë të kuqe bëjnë vezë të kuqe.

3. Sipas një studimi shkencor, një mëngjes i pasur me proteina, ndihmon në shmangien e kalorive, yndyrnave dhe sheqernave të tepërta. Gabimi më i madh është që të mos hash fare mëngjes. Sikur të hani të paktën një vezë në javë në orët e mëngjesit, do të shihni se ndjesia e pangopjes do të zhduket duke ndihmuar kështu në eliminimin e mbipeshës.

4. Skadenca e vezëve mendohet se është 28 ditë pasi ka dalë nga pula. Por në të vërtetë nëse ato ruhen në vend të freskët mund të konsumohen edhe pas një muaji. Gjithsesi, nëse keni dyshime, zhysni një vezë në një gotë uji: Nëse veza zhytet vazhdon të jetë e freskët, nëse qëndron në mes, mund të konsumohet dhe nëse qëndron tërësisht në sipërfaqe është shumë e vjetër, ndaj më mirë hidheni.

5. Mosha e pulave është shumë e rëndësishme për cilësinë e vezës. Sipas një studimi amerikan, vezët më të mira janë ato që bëhen prej pulave të reja dhe nga ato që janë më të vjetrat. Sa për pulat me moshë mesatare, ato prodhojnë vezë më pak të shëndetshme.

Vezët ilegale

A e keni ditur se vezët e SHBA-së janë ilegale në supermarketet e Britanisë së madhe dhe vezët e Britanise janë ilegale në supermarketet e SHBA. Departamenti i Agrikulturës në SHBA i ndalon supermarketet e Britanisë së Madhe, por edhe vezët e prodhuara në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, sepse shkojnë në market pa u larë. Kurse fermerët amerikanë i kalojnë në disa procese vezët për ti larë e pastruar nga çdo bakter që mund të kontaminojë produktin. Nga ana tjetër, shtetet e Bashkimit Evropian i shesin vezët e palara për disa arsye. E para sepse një vezë e palarë mendohet se vjen vërtet direkt nga pula. E dyta sepse mendojnë që një proces larës mund të jetë arsyeja që veza mund të kontaminohet dhe ti shkaktohet dëm serioz.

Sipas të dhënave mjekësore, një vezë me përmasa mesatare përmban:

• 20% të kërkesës ditore të vitaminës A.

• 10% e kërkesës ditore me vitaminë D, të nevojshëm për ndërtimin e skeletit.

• 10% të kërkesës ditore me vitaminë E, anti-oksidant natyral që ul efektin e plakjes.

• 10% të kërkesës ditore me vitaminë K, e nevojshme për koagulimit e gjakut.

• Dhe shumë vitamina B, të cilat përfshihen në reaksionet kimike brenda trupit.

Por edhe vlerta minerale nuk janë të pakta. Një vezë përmban 17% të nevojave tona për fosfor, 15% të nevojave për hekur, i cili është i rëndësishëm për oksigjenimin e duhur të indeve. Vlerat energjike për 1 vezë të mesme 60 g: 90 kcal (75 në të verdhën e vezës dhe 15 në të bardhën) me 7 g proteina (tek e bardha). Pra është ekonomike, praktike, e pasur në të gjitha drejtimet ... dhe përdoret në shumëllojshmëri recetash!/marrë nga Ekspress/

 

Të këshilluara

Më pak fjalë, më shumë seks!

Nëse lidhja juaj e dashurisë ka rënë në krizë, ja si mund ta riktheni flakën e epsheve: 1. Më magjepse aroma jote Nj&...

16:41

Modele flokësh që nuk rekomandohen

Këto modele flokësh janë vërtet qesharake. Kjo tregon se si janë preferencat e njerëzve dhe pse të gabuara. Ne nuk jua rekoma...

22:21

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI