Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Gjen makinën e përplasur dhe një letër

Lapsi.al 10 October 2014
Gjen makinën e përplasur dhe një letër

Bëhet fjalë për Eliza Houghton, një producente në një radio të Londrës që sipas “Daily Mail” është përballur me një suprizë mjaft të keqe kur ka mbërritur tek makina, pasi kishte lënë punën. Atë ia kishin goditur keq në parkim. Dhe jo vetëm kaq pasi autori i kishte lënë edhe një letër në xham ku shkruhej: “Më vjen keq, nuk kam siguracion. Ti duhet të paguash vetë dëmin e makinës sepse dukesh që je e pasur”. Kjo e ka mërzitur edhe më shumë Elizën, e cila thotë se nuk është e vërtetë që ajo është e pasur./lapsi.al/

(makina e Elizes)

Të këshilluara

Më pak fjalë, më shumë seks!

Nëse lidhja juaj e dashurisë ka rënë në krizë, ja si mund ta riktheni flakën e epsheve: 1. Më magjepse aroma jote Nj&...

16:41

Modele flokësh që nuk rekomandohen

Këto modele flokësh janë vërtet qesharake. Kjo tregon se si janë preferencat e njerëzve dhe pse të gabuara. Ne nuk jua rekoma...

22:21

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI