Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

2 vjet burg nëse publikon foto intime të ish-partnerit

Lapsi.al 13 October 2014
2 vjet burg nëse publikon foto intime të ish-partnerit

Britania e Madhe bëhet i pari vend që do të ashpërsojë dënimet për shantazhimin me imazhe pornografike apo foto intime të ish-partnerit. Ligji vjen vjen pas shumë shqetësimeve të ngritura për shantazhin pornografik në internet pas ndarjes së çifteve. Sipas ligjit të ri, çdo imazh apo video e postuar në rrjetet sociale si Facebook apo Twitter do të cilësohet si provë. Të gjitha imazhet e shpërndara në e-maile apo website, shpërndarja e kopjeve fizike do të cilësohet si krim që dënohet deri në 2 vite burg. Sekretari për drejtësinë në Britani tha se fakti që disa njerëz janë kaq mizorë sa të publikojnë fotot intime të partnerëve të tyre pa dijeninë e këtyre të fundit./lapsi.al/

Të këshilluara

Më pak fjalë, më shumë seks!

Nëse lidhja juaj e dashurisë ka rënë në krizë, ja si mund ta riktheni flakën e epsheve: 1. Më magjepse aroma jote Nj&...

16:41

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI