Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Gaforrja e mistershme në Britani

Lapsi.al 14 October 2014
Gaforrja e mistershme në Britani

Një foto tepër e çuditshme po qarkullon së fundi në internet, që tregon imazhin e një gaforreje në qytetin bregdetar, në ujërat Whitstables në Britaninë e Madhe. Deri këtu nuk ka asgjë të frikshme por ajo që shfaq kjo foto është një gaforre plot 15 metra të gjatë, që qëndron në afërsi të bregut të detit, pranë një ure. Ndërsa disa  këmbëngulin se është dëshmi e një gaforre mostër, të tjerët argumentojnë se forma nën hije nuk është asgjë më shumë sesa një rrip rëre, ose thjesht një mashtrim. Por ujërat britanike nuk janë të panjohura për rastet e gjetjes së gaforreve të mëdha, me përmasa që shkojnë në disa metra. Lloji më i madh i njohur i gaforres është ajo japoneze e tipit merimangë, e cila mund të shkojë deri në 3.6 metra.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI