Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Studentes së dehur i ngec koka

Lapsi.al 20 October 2014
Studentes së dehur i ngec koka

Një studente e dehur është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi ka ngecur në një bankë shishesh teksa po “shikonte për më shumë pije”. Chelsie Redwood, 19 vjeç. thotë se është turpëruar pasi ka kaluar këtë situatë të keqe në një natë festive. Studentët e Universitetit Solent kishin dalë për të festuar në Southampton, por nuk i kanë vënë fre pijes së tyre dhe njëri prej tyre e ka pësuar. Pasi zjarrfikësit kanë prerë kutinë e madhe për të hequr kokën e vajzës nga vrima ajo e tronditur ka thënë se nuk do e bënte më këtë gjë. /lapsi.al/

Të këshilluara

Pse tradhëtojnë femrat?

Cilat janë motivet që shtyjnë femrat për të transformuar ëndrrën e ndaluar në realitet? Nëse meshkujt kërkojn&...

11:23

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI