Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Zbulohet kush ishin të parët që bënë seks në tokë

Lapsi.al 20 October 2014
Zbulohet kush ishin të parët që bënë seks në

Është zbuluar se kafshët e para që kanë bërë seks në tokë ishin një çift peshqish skocezë të njohur si “Dicki”. Kjo ka ndodhur rreth 385 milionë vjet më parë. Janë shkencëtarët në Australi që kanë gjetur fosilet dhe i kanë ekzaminuar. Ata kanë dalë në përfundimin se çifti i peshqve ka qenë i pari që kanë realizuar marrëdhënie seksuale. Nga studimi i fosileve është vënë re se sperma mbahej në një zonë në formën e shkronjës “L” dhe e rrethuar nga kocka të vogla. Peshku, emri i saktë i së cilit është  Microbrachius dicki, ishte rreth 3 inç i gjatë dhe jetonte në liqenet skoceze, miliona vite para se të krijohej njerëzimi. Thuhet se këta lloj peshqish janë speciet e para që kanë pasur organe seksuale të riprodhimit./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI