Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Provoni diçka të re, por “jashtë krevatit”

Lapsi.al 18 October 2014
Provoni diçka të re, por “jashtë krevatit”

Këshilla e fundit e seksologëve britanikë është: “Provoni diçka të re, por “jashtë krevatit””. Nëse bëni diçka të re, si për shembull një udhëtim bashkë, nivelet e dopaminës dhe testosteronit rriten. Ky fakt përkthehet ndryshe, me rritje të dëshirës për seks. Por ekspertët mendojnë se edhe thjeshtë kujtimet mund ta rizgjojnë “shkëndijën” e fillimit. Thjesht, bëhuni nostalgjikë për atë natën “e çmendur” që kaluat dikur bashkë.

Ndërsa në krevat, sipas terapistëve, e rëndësishme është të prekeni kudo! Merrni kohën e duhur, prekni njëri-tjetrin, ledhatohuni, pa menduar si fillim për seksin. Jo gjithçka mund të përkthehet në orgazëm, njësoj si në kohët e fillimit, kur jetën tuaj seksuale nuk e kishit lënë të drejtohej automatikisht.

Të këshilluara

Gaforrja e mistershme në Britani

Një foto tepër e çuditshme po qarkullon së fundi në internet, që tregon imazhin e një gaforreje në qytetin bregdetar, ...

09:33

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI