Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Merr dyshekun në sallën e leksionit

Lapsi.al 22 October 2014
Merr dyshekun në sallën e leksionit

Fotot janë marrë në një universitet në Gjermani dhe po bëjnë xhiron nëpër rrjetet sociale. Aty shihet një person që është shtrirë në dyshemenë e sallës ku është mbuluar dhe fle për qefin e tij. I pashqtesuar se aty po zhvillohet mësim, por edhe të tjetër nuk e kanë zgjuar. Për momentin nuk ka detaje të mëtejshme. /lapsi.al/

Të këshilluara

Studentes së dehur i ngec koka

Një studente e dehur është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi ka ngecur në një bankë shishesh teksa po “shikonte p&eum...

22:40

Pse tradhëtojnë femrat?

Cilat janë motivet që shtyjnë femrat për të transformuar ëndrrën e ndaluar në realitet? Nëse meshkujt kërkojn&...

11:23

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI