Flash

Victoria Beckham flet për balancën mes familjes dhe karrierës

Lapsi.al 28 May 2026

Victoria Beckham ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga puna, duke thënë se është ende plotësisht e përkushtuar ndaj karrierës së saj në modë dhe biznes.

Në një intervistë për gazetën britanike The Times, 52-vjeçarja u shpreh se e do atë që bën dhe nuk e sheh veten larg punës në të ardhmen e afërt.

“E dua atë që bëj. E dua ekipin me të cilin punoj. Kështu që, për momentin, jo (nuk planifikoj të tërhiqem),” tha ajo.

Beckham shtoi se nuk do të ndihej mirë pa punë:

“Sinqerisht, do të mërzitesha shumë. Më pëlqen të jem e zënë.”

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e shembullit për fëmijët e saj me David Beckham, duke thënë se dëshiron që ata të shohin pasionin dhe etikën e punës së prindërve të tyre.

“Është mirë që fëmijët të shohin sa e rëndësishme është puna dhe pasioni. Ata kanë ambicie dhe janë të motivuar,” u shpreh ajo.

Victoria Beckham u bë e njohur në vitet ’90 si pjesë e grupit “Spice Girls”, përpara se të ndërtonte karrierë solo në muzikë dhe më pas të themelonte markën e saj të modës.

Ajo ka folur më herët edhe për vështirësitë në biznesin e saj të modës, duke pranuar se ka kaluar një periudhë të vështirë financiare dhe se kompania e saj ishte afër mbylljes.

Në dokumentarin e saj në Netflix, Beckham rrëfeu se kishte kaluar një periudhë shumë të rëndë stresuese dhe ndryshimesh të mëdha në strukturën e biznesit për ta shpëtuar atë.

Sot, ajo thotë se ndihet më e qëndrueshme dhe e fokusuar, duke pranuar gabimet e së kaluarës dhe duke theksuar se ka “gjetur sërish rrugën e saj”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI