Flash

Matthew Perry: Zbulime të reja tronditëse për ish-asistentin e tij

Lapsi.al 27 May 2026

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e aktorit Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler Bing në serialin Friends.

Sipas dokumenteve të reja të prokurorëve federalë, ish-asistenti i tij, Kenneth Iwamasa, akuzohet se ka tentuar të shkatërrojë prova që lidhen me përdorimin e substancave nga aktori, vetëm një orë pas vdekjes së tij në tetor 2023.

Sipas akuzave, Iwamasa dyshohet se ka fshirë materiale fizike dhe dixhitale që mund të lidhnin Perry me përdorimin e ketaminës, duke përfshirë shishe, shiringa, dokumente dhe të dhëna elektronike.

Ai gjithashtu ka pranuar fajësinë për akuzën e komplotit për shpërndarje të ketaminës që çoi në vdekjen e aktorit. Prokurorët po kërkojnë një dënim prej 41 muajsh burg.

Familjarët e Perry kanë reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit. Motra e tij, Madeline Morrison, e cilësoi situatën si një tradhti të rëndë.

“Ndihem sikur vëllai im vdiq për herë të dytë. Gjithçka që na ishte thënë për ditën e vdekjes së tij rezultoi e pavërtetë”, deklaroi ajo.

“Ideja që dikush që vëllai im e konsideronte familje ta tradhtonte në një mënyrë kaq të paimagjinueshme është diçka që nuk do ta kisha menduar kurrë.”

Të këshilluara

Lil Wayne drejt martesës?

Lil Wayne thuhet se është fejuar me një vajzë nga Indiana, e cila është në të 20-at e saj. Sipas TMZ, reperi 43-vje&cce...

21:38

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI