Flash

“Nuk janë fansa, janë ndjekës!” – Zayn Malik reagon pas incidentit

Lapsi.al 27 May 2026

Këngëtari Zayn Malik u përball me një situatë të tensionuar në Manchester të Anglisë, teksa po largohej nga hoteli i tij.

 Sipas pamjeve të publikuara nga TMZ, artisti hasi vështirësi për të arritur te makina e tij për shkak të një turme të madhe personash që i kishin bllokuar rrugën.

Teksa përpiqej të hynte në një SUV, Malik u dëgjua duke thënë me nervozizëm: “Largohuni nga rruga!”.

Ndërkohë, anëtarët e sigurisë dhe stafi i tij kërkonin vazhdimisht nga të pranishmit të tërhiqeshin për t’i hapur rrugë këngëtarit.

Pas incidentit, Malik reagoi në rrjetet sociale duke sqaruar se problemi nuk ishin fansat e tij.

“Fansat kanë qenë dhe janë gjithmonë të respektueshëm dhe të mrekullueshëm. Problemi ishin disa burra të rritur që bllokuan hyrjen e hotelit dhe makinën për rreth 10 minuta,” shkroi ai.

Ai shtoi se këta persona “nuk janë fansa, por ndjekës obsesivë”, duke theksuar se sjellja e tyre është e pasigurt dhe dëmton marrëdhënien me fansat e vërtetë.

Ngjarja vjen në një periudhë të vështirë për artistin, i cili së fundmi ka anuluar turneun e tij në SHBA për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjithashtu, emri i tij është përfolur edhe për raportet e tensionuara me ish-anëtarin e One Direction, Louis Tomlinson.

Të këshilluara

Lil Wayne drejt martesës?

Lil Wayne thuhet se është fejuar me një vajzë nga Indiana, e cila është në të 20-at e saj. Sipas TMZ, reperi 43-vje&cce...

21:38

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI