Flash

Anne Hathaway zbulon betejën e fshehtë shëndetësore

Lapsi.al 26 May 2026

Aktorja e njohur  Anne Hathaway ka zbuluar se ka jetuar në heshtje me një problem serioz shëndetësor për rreth 10 vite.

Aktorja tha se për një dekadë ajo ka pasur shikim të dëmtuar rëndë për shkak të një katarakti të hershëm, i cili e kishte bërë praktikisht “të verbër ligjërisht” në syrin e majtë.

“Kjo ndikoi aq shumë në shikimin tim, saqë isha pothuajse e verbër në syrin e majtë dhe në fund iu nënshtrova një operacioni,” u shpreh ajo.

Katarakti përshkruhet si një turbullim i lentes së syrit dhe mund të shkaktojë shikim të mjegullt, zbehje të ngjyrave dhe ndjeshmëri ndaj dritës.

Aktorja tregoi se nuk e kishte kuptuar sa serioze ishte gjendja e saj derisa iu rikthye shikimi i plotë pas ndërhyrjes kirurgjikale.

“Nuk e kuptova sa keq ishte bërë situata derisa munda të shihja përsëri të gjitha ngjyrat,” shtoi ajo.

Të këshilluara

AMAs 2026: Lista e fituesve

Edicioni i 52-të i American Music Awards (AMAs) u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, duke sjellë një mbrëmje të m...

13:40

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI