Flash

Jacob Elordi dhe Kendall Jenner konfirmojnë romancën

Lapsi.al 25 May 2026

Jacob Elordi dhe Kendall Jenner janë fotografuar sërish së bashku, këtë herë në një darkë në Montecito, Kaliforni, ku dyshja u pa në një takim të dyfishtë me një çift tjetër.

Sipas fotove të publikuara nga TMZ, çifti ka treguar afërsi gjatë gjithë mbrëmjes, me Jenner që është parë duke u treguar e përzemërt me aktorin, duke e përqafuar dhe duke luajtur me flokët e tij.

 

Burime pranë çiftit thanë se modelja 30-vjeçare ishte “shumë e afërt” me Elordi gjatë darkës, ndërsa aktori dukej i relaksuar dhe i buzëqeshur gjatë gjithë kohës.

Takimi është zhvilluar pranë fermës luksoze të Jenner në Kaliforni dhe përfundoi me dyshen që u larguan së bashku, me Elordi në timon.

Dyshja përflitet se janë në lidhje që nga muaji shkurt, pasi u panë për herë të parë në një festë pas “Coachella”-s, ku sipas dëshmitarëve ata ishin shumë të afërt. Sipas burimeve, lidhja e tyre ka nisur nga një miqësi e hershme dhe është përshpejtuar pas një udhëtimi të përbashkët në Hawaii, ku ata u panë duke kaluar shumë kohë së bashku.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, daljet e fundit po shtojnë gjithnjë e më shumë zërat se romanca e tyre po bëhet serioze.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI