Flash

Jacob Elordi thyen heshtjen pas kritikave për largimin nga “Euphoria”

Lapsi.al 25 May 2026

Jacob Elordi ka thyer heshtjen pas episodit të serialit Euphoria, ku personazhi i tij Nate Jacobs u vra në një nga skenat më të errëta të serialit.

Në episodin e fundit të transmetuar në HBO, Nate përfundon i varrosur i gjallë brenda një arkivoli, ndërsa më pas kafshohet fatalisht nga një gjarpër helmues. Ngjarja ndodh pasi personazhi kishte hyrë në borxhe të mëdha me gangsterin Naz, i cili e mbyll në arkivol si pjesë e një tentative për të marrë paratë që i detyrohej.

Pas transmetimit të episodit, Elordi e përshkroi fundin e personazhit të tij si “një mënyrë cool për të ikur”.

“Nate ishte dikush që kishte bërë shumë gabime dhe zgjedhje të errëta. Ishte interesante ta shihja historinë e tij të përfundonte kështu”, tha aktori në një intervistë pas episodit.

28-vjeçari tregoi gjithashtu se xhirimet e skenës në arkivol nuk ishin aq të frikshme sa mund të duken për publikun.

“Ishte çuditërisht paqësore aty brenda. Nuk ndjeva klaustrofobi”, u shpreh ai, duke shtuar se kapaku i arkivolit mbyllej plotësisht gjatë xhirimeve dhe gjithçka bëhej në errësirë.

Elordi zbuloi se krijuesi i serialit, Sam Levinson, insistoi që skena të realizohej me një gjarpër të vërtetë, gjë që e bëri situatën edhe më intensive.

“Dëgjoja gjarpërinjtë duke bërë zhurmë ndërsa isha i mbyllur në kuti. Ishte alarmuese”, tha ai.

Aktori e cilësoi largimin nga seriali si një moment “të hidhur dhe të ëmbël”, pasi ka qenë pjesë e “Euphoria” për tre sezone dhe 23 episode.

“Ky serial ka qenë një pjesë e madhe jo vetëm e karrierës sime, por edhe e jetës sime. Jam shumë krenar që kam qenë pjesë e tij”, deklaroi ai.

Finalja e sezonit të tretë të “Euphoria” pritet të transmetohet më 31 maj.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI