Flash

Miley Cyrus dhe Maxx Morando ndezin spekulimet për martesë

Lapsi.al 24 May 2026

Nëna e Miley Cyrus, Tish Cyrus, ka nxitur spekulime për martesë gjatë ceremonisë së Walk of Fame në Hollywood, pasi iu referua partnerit të vajzës së saj, Maxx Morando, si “bashkëshort”.

Sipas “Daily Mail”, këngëtarja e hitit Flowers, 33 vjeçe, e cila është fejuar me bateristin e grupit Liily në fund të vitit 2025, po pozonte për fotografi së bashku me nënën dhe motrën e saj Brandi Cyrus, kur Tish Cyrus u dëgjua duke thënë: “Le të vij dhe bashkëshorti.”

Më pas, Maxx Morando, 27 vjeç, iu bashkua Miley Cyrus për fotografi, dhe në një moment ai e puthi këngëtaren në faqe.

Çifti e nisi lidhjen në vitin 2021 dhe u bë publik në evente të ndryshme gjatë muajve në vijim. Në prill 2022 ata u panë duke u puthur në Los Angeles, duke konfirmuar romancën e tyre. Në mars 2022, një burim për “Us Weekly” deklaroi se marrëdhënia e tyre po bëhej gjithnjë e më serioze.

Më vonë, në vitin 2024, Miley Cyrus e quajti Morando “dashuria ime” gjatë Grammy Awards, ndërsa burime pranë çiftit thanë se ata tashmë jetonin së bashku.

Fejesa e çiftit u konfirmua në dhjetor 2025, pasi këngëtarja u pa me një unazë diamanti në premierën e filmit Avatar: Fire and Ash në Los Angeles.

Ndërkohë, Miley Cyrus kishte qenë më parë e martuar me aktorin Liam Hemsworth, martesë që përfundoi në vitin 2019.

Të këshilluara

Jessie J fiton betejën me kancerin

Jessie J ka ndarë me fansat lajmin më emocionues të vitit: këngëtarja britanike ka fituar betejën me kancerin e gjirit. Artistja publikoi të enjten një video n...

17:17

Zoë Kravitz dhe Harry Styles drejt martesës?

Zoë Kravitz dhe Harry Styles duket se po përgatiten për hapin më të rëndësishëm në lidhjen e tyre. Sipas burimeve për Page Six, çifti po mendon të organizojë n...

15:10

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI