Flash

Zoë Kravitz dhe Harry Styles drejt martesës?

Lapsi.al 21 May 2026
Zoë Kravitz dhe Harry Styles drejt martesës?

Zoë Kravitz dhe Harry Styles duket se po përgatiten për hapin më të rëndësishëm në lidhjen e tyre.

Sipas burimeve për Page Six, çifti po mendon të organizojë një dasmë të vogël dhe intime në Mbretërinë e Bashkuar, rreth periudhës së Krishtlindjeve, vetëm në praninë e familjarëve dhe miqve më të afërt.

Aktorja e “Big Little Lies” dhe këngëtari i hitit “Watermelon Sugar” kanë kaluar shumë kohë në Londër gjatë muajve të fundit dhe thuhet se aty kanë forcuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre.

Dyshja u përfol për herë të parë si çift në gusht të vitit 2025, kur u panë së bashku në Romë. Vetëm një muaj më vonë, ata u fotografuan duke shkëmbyer momente romantike gjatë një daljeje publike në kryeqytetin italian.

Në prill të këtij viti, Page Six raportoi ekskluzivisht se Harry Styles dhe Zoë Kravitz janë fejuar. Sipas burimeve pranë çiftit, këngëtari është “kokë e këmbë i dashuruar” me aktoren dhe do të bënte gjithçka për të. Ndërkohë, Kravitz thuhet se është “në qiellin e shtatë”.

Aktorja u pa së fundmi me unazën e fejesës gjatë koncertit hapës të turneut të ri të Styles në Amsterdam.

Burime të tjera kanë treguar se çifti po shqyrton edhe mundësinë e organizimit të dy ceremonive martesore: një në Londër dhe një tjetër në New York.

“Zoë do të dëshironte patjetër të bënte diçka edhe në New York për shkak të babait të saj, Lenny Kravitz,” tha një burim pranë familjes.

Kjo do të ishte martesa e dytë për Zoë Kravitz, e cila më parë ka qenë e martuar me aktorin Karl Glusman, ndërsa për Harry Styles do të ishte hera e parë që shkon drejt altarit.

Më herët, Styles është përfolur për romanca me Taylor Swift, Kendall Jenner, Olivia Wilde dhe Emily Ratajkowski.

Të këshilluara

Kylie Minogue rrëfen betejën me kancerin

Kylie Minogue ka zbuluar për herë të parë pse vendosi ta mbante sekret diagnozën e saj të dytë me kancer, në dokumentarin e ri të Netflix “Kylie”. Këngëtarja a...

16:39

Detaje nga ndarja e Pete Davidson me modelen

Pete Davidson po kalon me qetësi ndarjen nga partnerja e tij Elsie Hewitt, pavarësisht se lajmi për fundin e lidhjes së tyre erdhi vetëm pesë muaj pas lindjes s...

19:34

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI