Flash

Kylie Minogue rrëfen betejën me kancerin

Lapsi.al 20 May 2026
Kylie Minogue rrëfen betejën me kancerin

Kylie Minogue ka zbuluar për herë të parë pse vendosi ta mbante sekret diagnozën e saj të dytë me kancer, në dokumentarin e ri të Netflix “Kylie”.

Këngëtarja australiane, 57 vjeç, rrëfen në serinë me tre pjesë se u ndje “e shkëputur nga trupi i saj” kur mediat në mbarë botën raportuan diagnozën e parë me kancer gjiri në vitin 2005.

Megjithatë, kur sëmundja iu rikthye në vitin 2021, ajo vendosi të mos e bëjë publike.

“Diagnoza ime e dytë me kancer ishte në fillim të vitit 2021. Këtë herë arrita ta mbaja për vete… jo si herën e parë,” shprehet Minogue në dokumentar.

Artistja tregoi se kishte frikë nga ajo që e priste dhe se në atë periudhë ndihej emocionalisht shumë e dobët.

“Nuk ndihesha e detyruar t’ia tregoja botës dhe, sinqerisht, nuk mundesha në atë moment sepse isha thjesht një hije e vetes,” tha ajo.

Kylie rrëfen se kishte menduar disa herë ta ndante lajmin me publikun, sidomos gjatë rikthimit të saj të suksesshëm në vitin 2023 me hitin “Padam Padam”, por në fund zgjodhi të heshtë.

“Në çdo intervistë mendoja: tani është momenti ta them, por sërish e mbaja për vete,” tregoi këngëtarja.

Ajo shtoi se muzika e ndihmoi të përballonte periudhën e vështirë dhe se pasioni për të është më i fortë se kurrë.

Kënga “Story”, pjesë e albumit “Tension”, ishte mënyra e saj për të shprehur atë që po kalonte pa zbuluar drejtpërdrejt diagnozën. “Më duhej diçka që ta shënonte atë periudhë të jetës sime,” tha Minogue.

Dokumentari “Kylie” do të publikohet në Netflix më 20 maj.

Të këshilluara

Detaje nga ndarja e Pete Davidson me modelen

Pete Davidson po kalon me qetësi ndarjen nga partnerja e tij Elsie Hewitt, pavarësisht se lajmi për fundin e lidhjes së tyre erdhi vetëm pesë muaj pas lindjes s...

19:34

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI