Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

“Ishte në gjendje të rënduar”- Zbulohen detaje nga incidenti i Spears

Lapsi.al 17 May 2026
“Ishte në gjendje të rënduar”- Zbulohen detaje nga

Një klient i restorantit ku Britney Spears dyshohet se pati një “shpërthim nervoz” ka treguar detaje nga mbrëmja që e përshkroi si “shumë të vështirë” për këngëtaren.

Gazetari i showbiz-it Jeff Sneider tha për Page Six se ndodhej në restorantin Blue Dog Tavern në Los Angeles kur Spears mbërriti me dy persona të tjerë.

“Sapo u ul, filloi të bënte zhurma si lehje qeni dhe shpërthime të çuditshme,” pretendoi ai, duke shtuar se fillimisht nuk e kishte kuptuar se bëhej fjalë për Britney Spears derisa ajo hoqi syzet.

Sipas Sneider, këngëtarja ngrihej dhe ulej vazhdimisht nga tavolina dhe lëvizte nëpër restorant, ndërsa në një moment dyshohet se mbante një thikë në dorë pa e kuptuar.

“Nuk u ndjeva i kërcënuar, por situata ishte e çuditshme,” tha ai, duke shtuar se një grua tjetër në restorant ishte frikësuar dhe kishte menduar se Spears mund ta sulmonte.

Ai pretendoi gjithashtu se personat që shoqëronin artistenpërpiqeshin vazhdimisht ta qetësonin dhe ta bindnin të ulej në tavolinë. Sipas dëshmitarit, Britney Spears nuk konsumoi alkool gjatë darkës, por në një moment ndezi një cigare brenda restorantit, gjë që solli reagimin e stafit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i këngëtares mohoi kategorikisht çdo pretendim se ajo kishte rrezikuar dikë.

“Kjo histori është ekzagjeruar jashtë mase. Britney po kalonte një darkë të qetë me asistentin dhe truprojën e saj. Ajo thjesht po tregonte një histori për qenin e saj që lehte ndaj fqinjëve,” tha përfaqësuesi.

“Atë thikë e kishte vetëm sepse po priste hamburgerin në gjysmë. Në asnjë moment nuk vuri askënd në rrezik.”

Ngjarja vjen vetëm pak javë pasi Spears përfundoi një program rehabilitimi pas arrestimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit në muajin mars.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI