Flash

Pete Davidson i jep fund lidhjes me Elsie Hewitt

Lapsi.al 15 May 2026
Pete Davidson i jep fund lidhjes me Elsie Hewitt

Pete Davidson dhe Elsie Hewitt i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, vetëm disa muaj pas lindjes së vajzës së tyre, Scottie.

Sipas “The Sun”, marrëdhënia u përball me vështirësi për shkak të angazhimeve të shumta profesionale të komedianit pas ardhjes në jetë të vajzës në dhjetor 2025.

“Pete ka udhëtuar shumë për punë, ndërsa Elsie kishte nevojë për më shumë mbështetje nga ai në shtëpi pas lindjes së vajzës,” tha një burim për median britanike.

Një tjetër burim shtoi se ndarja ka ndodhur së fundmi dhe se fokusi i tyre kryesor tashmë është vajza. “Ata janë të përqendruar 100% te Scottie. Prioriteti i tyre kryesor është të gjejnë mënyrën më të mirë për bashkëprindërim,” u shpreh burimi.

Lajmet për romancën e çiftit dolën për herë të parë në mars 2025, kur Page Six raportoi se ylliaktorii “Saturday Night Live” ishte shumë i lumtur në lidhjen me modelen 30-vjeçare.

Çifti e bëri publike lidhjen gjatë një pushimi romantik në Palm Beach, ndërsa në korrik 2025 Hewitt zbuloi se ishte shtatzënë përmes një postimi në Instagram.

Më 12 dhjetor 2025, ata mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Scottie Rose Hewitt Davidson.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, marrëdhënia kishte kohë që po kalonte probleme dhe burime pranë çiftit kishin treguar se ata po “përballeshin me vështirësi në lidhje”.

Të këshilluara

James Franco rikthehet në Cannes pas akuzave

James Franco është rikthyer në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes 2026, shtatë vite pasi karriera e tij në Hollywood u godit nga akuzat për sjellje...

16:33

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI